Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fitore drithëruese e Milanit në limite, “Djalli” kampion dimri

schedule22:42 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 22:42 - 23 Dhjetor, 2020

Ky Milan nuk dorëzohet kurrë dhe sonte arriti një tjetër fitore të madhe. Kuqezinjtë kishin nevojë për tre pikët ndaj Lazios në “San Siro” për t’u shpallur kampionë dimri dhe ia dolën të fitojnë 3-2, duke e mbyllur vitin 2020 në vend të parë në kampionat.

Ekipi i Stefano Piolit e nisi shumë mirë takimin. Në minutën e dhjetë gjeti golin e avantazhit me anë të Ante Rebic. Sulmuesi kroat kërceu me kokë pas krosit të Calhanoglu dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e parë sezon në Serie A.

 

Rezultatet e Serie A

Pesë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Penallti për vendasit dhe Hakan Calhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë. Penalltitë nuk kishin mbaruar dhe në minutën e 27-të u akordua një e tillë për Lazion. Donnarumma priti goditjen e Ciro Immobiles.

Gjithsesi, mbrojtja e Milanit ishte në gjumë dhe Luis Alberto e dërgoi në rrjetë me kokë topin e rikthyer. Immobile e rregulloi gabimin e tij pas një ore lojë. Aksion me shumë pasime i miqve, asist i Milinkovic-Savic dhe finalizim i bukur i goleadorit lacial.

Lazio pati një tjetër shans më vonë, por Vedat Muriqi (u fut në fushë në minutën e 32-të) u ndal në mënyrë fantastike nga Donnarumma. Minutat shtesë sollën edhe golin e fitores për “Djallin”. Këndore, kros i Calhanoglu dhe gol me kokë i Theo Hernandez.

Goli i katërt në kampionat për këtë vit për “raketën” e krahut të majtë dhe 3-2 për Milanin. Pa fitues përfundoi përballja Bologna-Atalanta. Miqtë nga Bergamo shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Luis Muriel (22′, 23′).

Gjithsesi, vendasit barazuan me golat e Tomiyasu dhe Paz në pjesën e dytë dhe evituan disfatën. Roma u rikthye te fitorja. Verdhekuqtë mposhtën 3-2 në “Olimpico” Cagliarin, falë golave të Veretout, Dzekos dhe Mancinit.

 

Renditja e Serie A

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Torinos. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Izzos (56′), por Lorenzo Insigne dërgoi topin në rrjetë në minutat shtesë dhe evitoi humbjen e skuadrës së tij.

Tre sfidat e tjera u mbyllën me sukseset e ekipeve kryesuese. Sassuolo triumfoi 2-3 në fushën e Sampdorias dhe është ngjitur në vend të katërt. Genoas i bëri mirë ndryshimi në stol, pasi fitoi 1-2 në fushën e Spezias, ndërsa Benevento e Pippo Inzaghit mori tre pikë pas triumfit 0-2 në Friuli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!