VIDEO/ Fitojnë Portugalia, Italia dhe Gjermania: Nuk ka fitues në Amsterdam

schedule22:40 - 11 Nëntor, 2020

schedule 22:40 - 11 Nëntor, 2020

Mbyllen miqësoret e ndeshjeve të darkës. Belgjika përmbysi disavantazhin e pjesës së parë ndaj Zvicrës (realizoi Admir Mehmedi), shënoi dy herë në pjesën e dytë falë dygolëshit të Michy Batshuayi dhe fitoi 2-1.

Golat dhe rastet e BELGJIKË-ZVICËR

Fitore minimale edhe për Gjermaninë. Skuadrës së Joachim Low i mjaftoi goli i Gian-Luca Ëaldschmidt në pjesën e parë për të thyer në Leipzig kombëtaren e Çekisë. Triumfon edhe Italia në Firence kundër Estonisë.

Golat dhe rastet e ITALI-ESTONI

Djemtë e Roberto Mancinit fituan 4-0. Vincenzo Grifo i Freiburg dhe Federico Bernardeschi realizuan dy gola të bukur në pjesën e parë, teksa “pokeri” u plotësua nga dy penallti të kthyera në gola në fraksionin e dytë.

Goli dhe rastet e GJERMANI-ÇEKI

 

Grifo kompletoi dygolëshin personal, teksa pati festë edhe për Riccardo Orsolinin. Portugalia nuk u përmbajt përballë modestëve të Andorrës. Kampionët në fuqi të Europës shënuan 7 gola, me Cristiano Ronaldon autor i njërit prej tyre (102 gola me luzitanët për CR7).

Golat dhe rastet e HOLANDË-SPANJË

“Paqe” në Amsterdam midis Holandës dhe Spanjës. Sfida e luajtur në kryeqytet u mbyll në barazim 1-1. Sergio Canales kaloi iberikët në avantazh pas çerek ore lojë, teksa Donny van de Beek evitoi humbjen e vendasve në minutat e para të pjesës së dytë.

Golat dhe rastet e PORTUGALI-ANDORRA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!