Kanë përfunduar katër ndeshjet e mbrëmjes në Nations League. Dueli më i fortë u luajt në Lisbonë mes Portugalisë vendase dhe Francës së Deschamps. Një takim midis fituesve të Euro 2016 dhe Botërorit Rusi 2018.
Në fund festuan “Gjelat” pas triumfit 0-1. Ngolo Kante realizoi golin e fitores në minutën e 54-t dhe Franca është ngjitur në krye të grupit 3 me 13 pikë, tre më shumë se kombëtarja e Cristiano Ronaldos.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Suedisë dhe Kroacisë, përfundoi 2-1 për kombëtaren vikinge. Dejan Kulusevski dhe Marcus Danielson i dhuruan avantazhin e dyfishtë vendasve në pjesën e parë.
Danielson gjeti sërish rrjetën në minutën e 82-të, por shënoi në portën e vet. Autogoli rihapi takimin, por nënkampionët e botës nuk ia dolën të evitonin humbjen në Solna dhe numërojnë vetëm 3 pikë, po aq sa ka edhe Suedia.
Gjermania nuk gaboi në Leipzig përballë Ukrainës. 3-1 u mbyll ndeshja për “Pancerat”, teksa të parët shënuan djemtë e Shevchenkos me anë të Roman Yaremchuk në minutën e 12-të.
⚽️ GOAL Germany! Leroy Sane 23′ (1-1) #GERUKRpic.twitter.com/y96jFqw7my
— noobfcb (@noobfcb) November 14, 2020
Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë. Dy asiste të Leon Goretzka dhe gola të Leroy Sane dhe Timo Werner. Sulmuesi i Chelsea gjeti një tjetër gol në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Timo Werner has scored in his 5th straight games
Premier League Champions League Nations League #GERUKR #PORFRA #PortugalFrance— Stevegold? #SARSMUSTEND (@Oluwatobisteph6) November 14, 2020
Ky sukses e ngjit Gjermaninë në krye të grupit 4 me 9 pikë, një më shumë se Spanja. Iberikët u frenuan një nja barazim 1-1 jashtë fushe me Zvicrën. Për t’u theksuar dy penalltitë e humbura nga Sergio Ramos në pjesën e dytë.
https://streamable.com/jzfhwl
Mesfushori i Atalantës, Remo Freuler zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të, ndërsa barazimi i miqve erdhi një minutë para fundit. Sulmuesi i Villareal, Gerard Moreno gjeti golin pas asistit të marrë nga Sergio Reguilon.
https://streamable.com/ch105t
Kombëtarja helvete luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 79-të pas daljes me të kuqe të Nico Elvedi (u ndëshkua me dy kartonë të verdhë). /abcnews.al