Brazili nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Senegalit. Miqësorja e zhvilluar në Singapor është mbyllur në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Të parët shënuan brazilianët me anë të Roberto Firminos. Sulmuesi i “The Reds” mori një asist nga Gabriel Jesus dhe befasoi portierin afrikan me një goditje në formë parabole.
Senegali reagoi dhe barazoi në fundin e pjesës së parë. Sadio Mane ndodhet në formë fantastik. Kampioni i Evropës në fuqi me Liverpool-in shpërtheu drejt zonës, u fut mes dy mbrojtësve brazilianë, të cilët e penguan.
Arbitri kryesor akordoi penallti, që u kthye në gol nga sulmuesi i Bristol City, Famara Diedhiou. Pjesa e dytë nuk pati raste të pastra, përveç një momenti kur Brazili pretendoi për penallti.
Brazili do të zbresë sërish në fushë me datë 13 tetor kundër Nigerisë për një tjetër miqësore, ndërsa Senegali përballet me Ganën në të njëjtën ditë për Kupën e Kombeve Afrikane. /abcnews.al
Brazil-Senegal 1-1
(Firminho 9’ / Diedhiou 45+1’)

