VIDEO/ Fiorentina triumfon në fund, Udinese barazon në “shtëpi” me Sassuolo-n e Bajramit

schedule17:42 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 17:42 - 17 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit, të sfidës së orë, 12:30 mes “Djajve” të Milan e skuadrës së Monza-s, sfidë e cila u mbyll me fitoren, 3 me 0, të “Kuqezinjve” kanë përfunduar edhe 2 përballje të tjera, të mesditës, të vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku me thënë të drejten, rezultatet kanë qenë të drejta.

Kështu, në “Artemio Franchi”, “Violët” e Fiorentina kanë arritur të fitojnë, me rezultatini minimal 1 me 0, ndaj skuadrës së Verona, me golin e vetëm të sfidës, që mjaftoi për të siguruar 3 pikët, i cili erdhi në mintuën e 78’-të të përballjes, nga këmbët e “fantazistit” argjentinas, Lucas Beltran.

Në krahun tjetër, në “Bluenergy Stadium-Stadio Friuli”, vendasit e Udinese hodhën poshtë gjithçka çfarë ndërtuan në pjesën e parë të sfidës, ndaj Sassuolo, për ta mbyllur përballjen në rezultatin e barabartë, 2 me 2. Gola e Luça e Roberto Pereyra në minutat 36’ e 55’-të dolën totalisht të pavlefshëm, nga një dopietë e “fantazistit” italian, Domenico Berardi, i cili “përfitoi” edhe nga dalja me kartonin e kuq, të Martin Payero, për të barazuar shifrat.

Falë këtyre rezultateve, skuadra e Fiorentina ngjitet në vendin e 5-të të tabelës, me 27 pikë, po aq sa Napoli i vendit të 4-t e dy pikë më shumë se Roma e vendit të 6-të, ndërsa Sassuolo, Udinese e Verona pozicionohen në vendet 15, 17 e 19 të tabelës, me respektivisht 16, 13 e 11 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:
Fiorentina 1 – 0 Verona

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!