VIDEO/ Fiorentina kalon mes “vuajtjesh”, “violët” kapin gjysmë-finalet e Conference League

schedule20:52 - 20 Prill, 2023

schedule 20:52 - 20 Prill, 2023

Fiorentina duket se është mjaftuar me fitoren e ndeshjes së parë në transfertën polake, teksa pasditen e sotme është mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 3, nga polakët e Lech Poznan, në ndeshjen e kthimit të çerek-finalve, të UEFA Conference League.

Goli i parë i sfidës erdhi nga miqtë, me “luzitanin” Afonso Sousa, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtjes së “violëve” duke çuar topin në rrjetën e vendasve që në minutën e 9’-të e duke i dhënë të tijve një “fije” shpresë për përmbysjen e madhe.

Me fillimin e pjesës së dytë miqtë u hodhën sërish në sulm dhe në minutat e 65’-të e 69’-të barazuan gjithçka vetëm për disa momente. Fillimisht Krisstofer Velde e më pas Artur Sobiech ndëshkuan “violët” të cilët ishin të përgjumur deri në atë pikë të lojës. Por,  Riccardo Sottil në minutën e 78’-të e më pas Castrovilli në minutën e 92’-të të sfidës e çuan rezultatin e pëgjithshëm në 6 me 4 duke mos i dhënë asnjë mundësi kualifikimi polakëve për në raundin tjetër.

Me këtë “violët” siguruan gjysmë-finalen e Conference League dhe tashmë presin rezultatin e përgjithshëm e sfidës Basel-Nice për të mësuar kundërshtarin e radhës në kompeticionin ku padyshim janë favoritët kryesorë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Afonso Sousa, 0-1:

Goli i Krisstofer Velde, 0-2:

Goli i Artur Sobiech, 0-3:

Goli i Riccardo Sottil, 1-3:

Goli i Gaetano Castrovilli, 2-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!