VIDEO/ Fiorentina i falet Gonzales, Empolin e lënë këmbët pa lojtarët shqiptarë

schedule14:55 - 3 Prill, 2022

schedule 14:55 - 3 Prill, 2022

Fiorentina priti në “Stadio Artemio Franchi” skuadrën e shqiptarëve, Empolin në sfidën e javës së 31-të të Seria A. Një takim që pa të dilte fitimtare skuadra vendase, teksa i falet kështu edhe golit të shënuar nga Nicolas Gonzalez 58-të.

Një fitore minimale kjo përballë një Empoli që në fushën e lojës nuk kishte asnjë nga lojtarët shqiptarë, ndërsa sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por miqtë do të dilnin edhe me karton të kuq në minutën e 57-të ku Luperto do të merrte të dytin të verdhë.

Kujtomë se Empoli gjen rrugën e rrjetës në minutën e 39-të pas një paqartësie në zonën e Fiorentinës. Di Francesco shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje akrobatike, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një faull të Pinamontit në dëm të portierit.

Pas kësaj fitoreje Fiorentina shkon në kuotën e 50 pikëve, 2 më pak se vendi i pestë që të çon në Europa League dhe 1 më pak se vendi i gjashtë që të çon në Conference League.

/f.a/abcnews.al