VIDEO/ Fiorentina “bind” ndaj Salernitana, Verona “rrëmben” 1 pikë në transfertën e vështirë të Udinese

schedule18:41 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 18:41 - 3 Dhjetor, 2023

“Violët” e FIorentina kanë bindu ndaj skuadrës Salernitana, teksa kanë arritur t’i mundin këta të fundit me rezultatin e thellë, 3 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sfida u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët morën avantazhin në minutën e 6’-të me Beltran që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 18’-të Sottil dyfishoi avantazh. Rezultati u vulos në minutën e 56’-të, me “fantazistin”, Giacomo Bonaventura që realizoi golin e tretë për “violët” dhe tashmë pas këtij takimi, Fiorentina renditet në vend të pestë me 23 pikë, teksa Salernitana në vend të fundit me 20 pikë.

Në krahun tjetër, Udinese dhe Verona ndajnë pikë, në një takim që u mbyll me barazimin 3-3 dhe që dhuroi spektakël, me vendasit që zhbllokuan ndeshen në minutën e 16’-të me Kabasele, teksa në minutën e 30’-të Lucca realizoi golin e dytë për Udinese, por miqtë reaguan shpejt dhe në minutën e 37’-të Djuric ngushtoi diferencën duke realizuar me penallti.

Në minutën e 61’-të Ngonge do të barazonte për miqtë, megjithatë ky barazim zgjati vetëm 11 minuta, pasi në minutën e 72’-të Lucca shënoi sërish për “bardhezinjtë”, megjithatë takimi u vulos në fund nga Henry që shënoi golin e barazimit për skuadrën e Verona në minutën e 90+6’-të dhe pas këtij takimi Udinese renditet në vend të 16-të me 12 pikë, teksa Verona në vend të 18-të me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:
Fiorentina 3 – 0 Salernitana 

Udinese 3 – 3 Verona

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!