Kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të vlefshme për javën e 23-të, të kampionatit italian, Serie A, ku më konkretisht Fiorentina ka shpëtuar nga humbja në minutat e fundit, teksa ka barazuar 1 me 1 me Empolin, ndërsa Lazio ka triumfuar lehtëisht në transfertën ndaj Salernitana.
Fiorentina barazoi me vuajtje, teksa iu desh pothuajse e gjithë sfida për të fituar 1 pikë përballë një kundërshtari si Empoli. Miqtë shënuan të parët në minutën e 29’-të, falë golit të Cambiaghi. Me gjithë ofensivat sulmuese “violët” nuk ia dolën të shënonin deri sa arriti të bënte një gjë të tillë në minutën e 85’-të falë brazilianit Cabral, duke shpëtuar kështu nga disfata turpëruese.
Në krahun tjetër, Lazio fitoi lehtësisht me rezultatin 0 me 2 ndaj vendasve të Salernitana, ku “hero” i “celeste”-ve ishte vetë kapiteni Ciro Immobile, me dopietën e shënuar në minutat 60’ dh 69’. Lacialët patën dhe rastë të tjera shënimi, ku më konkretja ishte një penallti në minutën e 89’, e cila u shpërdorua nga mesfushori spanjoll, Luis Alberto.
Falë këtyre rezultateve ata që përfitojnë janë vetëm “shqiponjat” e Lazios, teksa kanë arritur të “kapë” vendin e 4-t, ku ka grumbulluar plot 42 pikë deri më tani. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Salernitana 0-2 Lazio
Fiorentina 1-1 Empoli