Sot u zhvillua finalja e madhe e Kategorisë së Dytë. Vora siguroi kalimin në Kategorinë e Parë si ekipi kryesues i grupit A, teksa të njëjtën gjë bënë beratasit në grupin B.
Dy ekipet u përballen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për fitimin e trofeut dhe shpërblimin prej 20 milion lekësh të vjetra.
Vora shënoi dy gola në pjesën e parë, menaxhoi avantazhin e dyfishtë dhe festoi pas triumfit 2-0. Sadiku zhbllokoi shifrat pas gjysmë ore lojë, teksa Mziu dyfishoi tetë minuta më vonë, falë një eurogoli.
Tomori tentoi të reagonte, por nuk e pati forcën e duhur për të rihapur sfidën. Përfundimisht 2-0 për Vorën, që konfirmohet skuadra më e mirë e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë. /abcnews.al
Finalja e Kategorisë së Dytë: “Niko Dovana”, Durrës
Vora-Tomori 2-0
(Sadiku 31′, Mziu 39′)