VIDEO/ Fillon festa shijakase, Maliqi kalon Erzenin në avantazh

schedule16:32 - 17 Shtator, 2023

schedule 16:32 - 17 Shtator, 2023

Prej orës 16:00, në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, “shijakasit” e Erzenit po përballen me “blutë” e Dinamo City, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Në minutën e 27 ‘ ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, teksa një krosim në zonën e Dinamos përfundon në këmbët e “dardanit” të Erzenit, Bekim Maliqi, i cili me një goditje precize brenda zonës nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: