Pas disa përpjekjeve për të gjetur rrjetën e Rennes, “Kuqezinjtë” e Milan ia kanë dalë më në fund të godasin në shenjë, teksa kanë marrë avantazhin e shumëpritur, duke nisur kështu festën e të pranishmëve, në “mitikun” e Milanos, “San Siro”.
Një krosim i bukur, nga anësori i mbrojtjes, Alessandro Florenzi kapet bukur me kokë nga mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek, me këtë të fundit, i cili kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar në rrjetë topin. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al