VIDEO/ Fillon festa e “tulipanëve”, Feyenoord ndëshkon Lazio-n në “De Kuip”

schedule19:21 - 25 Tetor, 2023

schedule 19:21 - 25 Tetor, 2023

“Tulipanët” holandezë të Feyenoord duket të jenë në super formë, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa që nga minuta e parë e sfidës kanë kërkuar me ngulm golin e avantazhit ndaj “shqiponjave” të Lazio, gol të cilin duket ta kenë gjetur.

Pas një pasimi nga Wieffer, “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez kthehet bukur duke dribluar një nga mbrojtësit e italianëve dhe me një goditje potente drejt portës tund rrjetën e portierit Provedel. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: