Realdo Fili, sulmuesi fierak që ka luajtur me disa skuadra në Superiore, si Apolonia, Partizani, Kamza, Skënderbeu dhe së fundmi Luftëtari, u transferua gjatë merkatos së janarit në Rumani.
Fili është pjesë e Botosani, që pretendon të sigurojë një vend në kupat e Europës. Edhe në Rumania kampionati është ndalur dhe Fili, si të tjerët, mundohet të gjejë diçka për të kaluar kohën.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një video dhe aty zbulohet edhe një talent i sulmuesit, i cili shfaqet duke kënduar një nga këngët e Llunit dhe nuk është keq. “Rap apo futboll” pyetet Fili, i cili tanimë do të marrë edhe vlerësimet e ndjekësve të tij. / abcnews.al