Realdo Fili nuk ndalet së shënuari. Sulmuesi anësor ka realizuar golin e shtatë në kampionatin rumun me fanellën e Botosani.
Katër prej golave fieraku i ka realizuar në tre javët e fundit të kampionatit. Sulmuesi sot ka ndëshkuar skuadrën e Sepsi, tre minuta pasi ishte aktivizuar.
Fili, pas një sprinti në 30 metra, ia doli ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i çonte shifrat në 2-0 për skuadrën e tij, që pak minuta më shënoi një autogol. /abcnews.al