VIDEO/ “Fieri” përgatit flamurin gjigand kuqezi për festat kombëtare, ideatori: Surprizë vendi ku do shpaloset

schedule10:31 - 31 Tetor, 2024

schedule 10:31 - 31 Tetor, 2024

E veçantë është historia që na vjen nga Fieri. Një qytetar ka zgjedhur të surprizojë duke përgatitur flamurin kombëtar 80 metra të gjatë dhe 10 metra të gjerë.

Kristaq Ziu është ideatori dhe krijuesi i kësaj vepre të bukur. Ai shprehet se ky flamur do të shpaloset në 28 nëntor, por nuk zbulon vendin se ku. Ai thotë: “flamuri do të shpaloset në një qytet të Shqipërisë, por nuk do të jetë as Vlora as Fieri”.

Ziu shprehet se kjo do të jetë një surprizë për festimet e pavarësisë, ndaj nuk e zbulon se ku do të shpalosë flamurin gjigand.

“Në 28 nëntor flamuri gjigand se bashku me 5000 flamuj të tjerë dekorative do të dekorojnë qytetin që mbetet surprizë”, është shprehur ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!