Festojnë Ardian Ismajli dhe Spezia, ndërsa Etrit Berisha fiton derbin kundër Elhan Kastratit në Serie B. Spezia mposhti 2-1 në fushën e vet sardët e Cagliarit, në një sfidë direkte për mbijetesën.
https://streamable.com/p0emxx
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e zhvilloi të plotë takimin, që u vendos nga rrjetat e Piccolit dhe Maggiores. Pa vlerë goli i Pereiros për skuadrën udhëtuese.
https://streamable.com/5lh7jq
Spal ia doli të thyejë 1-0 Cittadellan. Të dy portierët ishin shqiptarë: Etrit Berisha për ekipin vendas dhe Elhan Kastrati për skuadrën mike. “Veterani” Floccari i dhuroi tre pikë fantastike Spalit për objektivin Serie A.
Le double arrêt d’Etrit Berisha vs Cittadella. Notre gardien semble en bonne forme avant la trêve internationale.
(?️ DAZN ITALIA ) pic.twitter.com/v2htjeTGSo
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 20, 2021
Berisha zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke ia dalë të mbajë portën e paprekur. Cittadella ishte pranë golit të barazimit në minutën e 73-të, por kapiteni i kombëtares shqiptare kreu një pritje të dyfishtë. /abcnews.al