VIDEO/ Festojnë favoritët, Aston Villa e Club Brugge nuk falin në “shtëpi”

schedule23:06 - 11 Prill, 2024

schedule 23:06 - 11 Prill, 2024

Ishin padyshim favoritët për triumfin në sfidat e para dhe kështu ndodhi. Aston Villa e Club Brugge nuk kanë gabuar në xhiron e parë të fazës çerekfinale, të UEFA Conference League, duke mundur respektivisht francezët e Lille dhe “gjigantët” grek, të PAOK Athens, me rezultatet, 2 me 1 e 1 me 0.

Për djemtë e Unai Emery vendimtar në përballjen ndaj francezë ishin Ollie Watling e John McGinn, me golat e tyre respektivisht nga një për çdo pjesë ndërsa rezultatin 2 me 1 e “vulosi” 23-vjeçari francez, Bafode Diakite, në fundin e lojës, kurse në Belgjikë një gol i vetëm i norvegjezit, Hugo Vetlesen, nē minutën e 6′-të mjaftoi për të siguruar trimfun ndaj PAOK.

Megjithatë asgjë nuk mbaron me kaq, me skuadrat që mbrëmjen e 18 prillit do të sfidojnë njëra-tjetrën, në sfidat e kthimit, me anglezët e Aston Villa që do të udhëtojnë drejt Francës, ndërsa belgët e Club Brugge do të udhëtojnë drejt Athinës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Aston Villa 2 – 1 Lille

Goli i Ollie Watkins, 1-0

Goli i Jhon McGinn, 2-0

Goli i Bafode Diakite, 2-1

Club Brugge 1 – 0 PAOK

Goli i Hugo Vetlesen, 1-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!