Sulmuesi me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, është në telashe të mëdha dhe me shumë gjasa, do të dënohet rëndë nga EFL Championship, për shkak se festoi golin e tij me një gjest nazist.
27-vjeçari, i cili luan prej disa sezonesh te Leeds United, shënoi golin e parë (50′) në fitoren 2-0 kundër Huddersfield në transfertë. Festa e tij ishte e zakonshme me shokët e skuadrës, deri në momentin kur u nda nga ta dhe iu drejtua tribunës kryesore.
Futbollisti që përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, vendosi dorën e tij mbi gojë dhe më pas ia drejtoi tifozëve, që nuk e pritën aspak mirë veprimin e tij.
Dënimi pritet të jetë i rëndë nga EFL Championship, ndërsa vetë Alioski pas ndeshjes, tha se nuk kishte asnjë qëllim të gabuar me festimin e tij./abcnews.al