VIDEO/ Festë e veçantë e ekipit unik, trombë dhe kore tek Athletic Bilbao

schedule09:57 - 18 Janar, 2021

schedule 09:57 - 18 Janar, 2021

Athletic Bilbao zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar. Baskët triumfuan 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Leo Messit me shokë. 90 minutat përfunduan në barazim 2-2, teksa Inaki Williams realizoi një eurogol në shtesa dhe i dhuroi klubit të tij trofeun e Superkupës për herë të tretë në histori.

Festë e madhe tek ekipi i Marcelinos, teksa skenën e mori Asier Villalibre, autori i golit të dytë të Bilbaos, realizim që evitoi humbjen dhe dërgoi ndeshjen në shtesa. Sulmuesi nisi të luante me trombë, duke krijuar atmosferë të bukur dhe ilaritet te shokët e skuadrës.

Një sukses i merituar dhe festë e ligjshme në klubin 123-vjeçar. Përveçse një nga klubet më të veçanta në botë prej faktit që pranon vetëm lojtarë baskë në ekip, Athletic Bilbao është edhe një nga ekipet më fituese në Spanjë, me 8 tituj kampionë dhe 23 Kupa Mbreti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!