Fitorja me Kukësin dhe vendi i parë është festuar deri në orët e para të mëngjesit te Tirana. Lojtarët janë harbuar në lokalet e natës në kryeqytet dhe një pjesë e tyre edhe kanë postuar foto nga momentet e gëzueshme që kanë kaluar.
Një prej tyre është edhe Michael Ngoo. Anglezi ka postuar foto me këngëtarin Matolale, ndërkohë që i ka habitur të gjithë me foton e postuar me Greg Ramën, djalin e kryeministrit Edi Rama.
Nuk mund të mungonin në “party” Albi Doka dhe Mario Morina, të cilët madje janë shfaqur në skenë me Matolale. Jurgen Goxha, mbrojtësi i Bylisit, nuk i ka munguar festës së bardhebluve, me të cilët është tifoz dhe vjet ishte edhe pjesë e tyre. /abcnews.al