VIDEO/ Festa, dëshira e realizuar dhe urimet: Është dita e Myrto Uzunit

schedule10:10 - 31 Maj, 2020

schedule 10:10 - 31 Maj, 2020

Lokomotiva e Zagrebit flet shqip dhe për këtë meritë ka edhe Besnik Prenga, i cili ka qenë shkak për t’u bërë pjesë e ekipit lojtarë si Lirim Kastrati, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci. Të pestë ishin në fushë një ditë më parë, në gjysmëfinalen e Kupës kundër Slaven Belupo.

Çokaj dhe më pas Uzuni realizuan nga një gol, ndërkohë që pas ndeshjes festa ishte e gjatë. Nisi në dhomat e zhveshjes, me lojtarët shqiptarë që postuan edhe video në rrjetet sociale. Më pas ishte momenti i beratasit, me kalimin e orës 24:00.

https://streamable.com/pbhs5m

Uzuni feston 25 vjetorin dhe normalisht shokët e skuadrës do ia këndonin këngë, edhe pse në autobus. Klubi kroat ka publikuar videon dhe kujton një deklaratë të Myrtos.

“Ai e tha një ditë më parë: ‘Do të isha i kënaqur nëse shënoj një gol që do të çonte ekipin në finale”. Dhe ai e bëri. Myrto Uzuni shënoi golin që i çoi shifrat në 1-3, për të shkuar në finale. Gëzuar ditëlindjen Myrto”, shkruhet në postimin e Lokomotiva Zagreb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!