Drita arriti fitoren e radhës në IPKO Superligën e Kosovës dhe vazhdon të kryesojë kampionatin. “Intelektualët” mposhtën në shtëpi 2-0 Ferizajn, që ia doli të rezistonte një pjesë. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, por vendasit zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë.
https://streamable.com/rcbkbr
Drita fitoi një penallti në minutën e 49-të dhe Kastriot Rexha nuk gaboi nga pika e bardhë. Portieri mik në njërin krah, topi në anën tjetër dhe goli i 11-të në kampionat për sulmuesin e njohur. Dyfishimi erdhi në minutën e 77-të.
https://streamable.com/znalet
Astrit Fazliu, i cili kishte pak minuta që ishte futur në lojë, krosoi nga e majta dhe Ardian Cuculi realizoi me kokë. Ky sukses e ngjit ekipin nga Gjilani në kuotën e 52 pikëve, teksa tani shpreson që të frenohen ndjekësit.
Drita-Ferizaj 2-0
(Rexha (pen) 49′, Cuculi 77′)