VIDEO/ Ferencvaros bie në Zvicër, Uzuni i pafat! Benfika dhe Malmo bëjnë detyrat

schedule22:56 - 18 Gusht, 2021

schedule 22:56 - 18 Gusht, 2021

Kanë përfunduar me fitoret e ekipeve vendase tre ndeshjet e para të raundit “play-off” në Champions League. Young Boys fitoi 3-2 në Bernë kundër Ferencavarosit të Myrto Uzunit.

I pafat sulmuesi i kombëtares shqiptare në pjesën e parë. 26-vjeçari humbi një penallti në minutën e 27-të. Uzuni ia doli të mashtrojë portierin nga pika e bardhë, por topi u ndal në shtyllë.

Aissa Laidouni dërgoi në rrjetë topin e kthyer në lojë, por VAR-i e cilësoi si faull veprimin e lojtarit tunizian të kampionëve të Hungarisë.

Elia dhe Sierro shënuan golat e ekipit vendas në pjesën e parë, ndërsa Ferencvaros kaloi përkohësisht në avantazh falë rrjetës së Franck Boli.

Young Boys shënoi një tjetër në minutën e 65-të me anë të Ulisses Garcia, por afrikani Boli realizoi golin e dytë personal (82′) dhe mban në lojë ekipin e tij.

Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 25-të pas daljes me të kuq të Silvan Hefti, kampionët e Zvicrës ia dolën të sigurojnë një fitore fantastike dhe janë afër kualifikimit në fazën e grupeve.

Gjithsesi, dueli i kthimit pas një jave në Hungari pritet të jetë tepër i fortë dhe i luftuar. Benfika mposhti 2-1 PSV në “Estadio da Luz”. Rafa Silva dhe Julian Vogl realizuan për “Shqiponjat e Lisbonës” në pjesën e parë.

Skuadra holandeze reagoi dhe tundi rrjetën e ekipit vendas falë golit të Cody Gakpo në minutën e 51-të, gol që e bën më dramatike sfidën e kthimit. Malmo fitoi 2-0 në shtëpi kundër Ludugorets. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!