Interi ja doli të fitojë dje ndaj Romës me shifrat 3-1, por as kjo fitore nuk i dha qetësi skuadrës. Lautaro Martinez dhe Antonio Conte kishin një debat verbal me njëri-tjetrin.
Argjentinasi zëvendësoi Alexis Sanches në minutën e 36 pas dëmtimit të kilianit. Paraqitja e tij nuk i pëlqeu trajnerit Conte dhe ai vendosi ta nxjerrë nga fusha në minutën e 77.
Ky veprim i trajnerit e acaroi shumë Lautaron, i cili shqelmoi gjithçka i doli para. Këtë skenë e pa Conte, i cili iu kthye sulmuesit duke i folur me zë të lartë.
Mediet italiane zbardhin atë çka trajneri i tha sulmuesit. “Duhet të godasësh veten në fytyre. Fenomen m*ti”, mësohet të jetë shprehur Conte. /abcnews.al
Mister #Conte vs #Lautaro pic.twitter.com/A7S64vT4XG
— fausta (@faustaaa__) May 13, 2021