Derbi mes Fenerbahce dhe Galatasaray përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, por me shumë polemika dhe nervozizëm.
Një nga rastet më të diskutuara është ajo e sulmuesit të Galata, Mauro Icardi. Argjentinasi doli nga fusha me syrin e nxirë, pasi mori një goditje. Në fakt, Fenerbahce u mbrojt në rrjetet sociale duke thënë se Icardi nxiu syrin pasi goditi shtyllën me fytyrë gjatë ndeshjes, por nga ana tjetër, Galatasaray ka publikuar një tjetër video e cila nuk u pa nga VAR se argjentinasi u godit me grusht nga Alexander Djiku.
Galatasaray ka akuzuar futbollin turk dhe gjyqtarët e ndeshjes pasi ata nuk u munduan fare të shikojnë VAR-in pas asaj goditje me grusht./h.ll/abcnews.al
Does Djiku’s intervention against Icardi in this position require a penalty?
What do you think? #FBvGS pic.twitter.com/9z7ujxEnX2
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 24, 2023