VIDEO | Faton Toski dhuron spektakël, Ervin Skela i thur elozhe

schedule14:07 - 12 Janar, 2020

schedule 14:07 - 12 Janar, 2020

Faton Toski e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Ish-mesfushori, i cili ka luajtur me moshat e kombëtares gjermane dhe ka provuar të aktivizohet edhe në Bundesliga, për gjashtë muaj luajti edhe në Kategorinë Superiore.

Toski, tashmë 32 vjeç, me Laçin në elitën e futbollin shqiptar luajti 10 ndeshje si titullar dhe shënoi një gol kundër Vllaznisë, thuajse nga mesfusha. Disa kohë Toski nisi të merrej edhe me arte marciale dhe tanimë jeton sërish në Gjermani.

Në rrjetet sociale është aktiv dhe në postimin e tij të fundit ka treguar se nuk e ka humbur klasin e tij. Dy numra me topin dhe në njërin shënon gol dhe në tjetrin e dërgon topin në traun e portës.

Një koment Toskit ia ka bërë edhe Ervin Skela, ish-fantazisti i Shqipërisë që ka luajtur gjithashtu në Bundesliga. “Fantastik je vëllai”, shkruan vlonjati.  Mëkat që Toski e ka mbyllur para kohe me futbollin, për shkak të problemeve të vazhdueshme me shpatullën. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7OEpXjosou/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!