VIDEO/ “Faraoni” qetëson “Të Kuqtë”, Mohamed Salah rikthehet në stërvitje

schedule17:16 - 31 Janar, 2024

schedule 17:16 - 31 Janar, 2024

Mohamed Salah ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku tregon se është rikthyer në stërvitje me “Të Kuqtë” e Liverpool, me “Faraonin”, që u dëmtua në fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe në Angli konfirmuan se ai vështirë se do të mund të kthehej në kohë për të luajtur në kompeticion.

Jurgen Klopp përditësoi gjendjen klinike të “yllit” të Liverpool, i cili do të duhet të presë ende për t’u rikthyer në fushë, dhe komentoi efektin që mund të ketë largimi i tij nga klubi te disa lojtarë.

Pas eliminimit të Egjiptit kundër Republikës së Kongos, rikuperimi “me nxitim” nuk është më domosdoshmëri për sulmuesin dhe ai tani mund të rikuperohet me ritmin e rekomanduar, ndërkaq, tekniku gjerman ka konfirmuar të martën, që sapo lamë pas se egjiptiani nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme që do të luajë skuadra. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI FOTON:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!