VIDEO | Fabian Ruiz shënon supergol, Napoli ndëshkon Interin në San Siro

schedule22:07 - 12 Shkurt, 2020

schedule 22:07 - 12 Shkurt, 2020

Është zhbllokuar takimi gjysmëfinal mes Interit dhe Napolit dhe kanë qenë miqtë ata që kanë shënuar të parët. Mesfushori Fabian Ruiz merr një top në hyrje të zonës dhe pas një kombinimi shumë të bukur, arrin të lirojë të majtën e tij.

Gjuajtja e mesfushorit është e shkëlqyer dhe nuk i dha asnjë shans portierit Padelli. Napoli tashmë jo vetëm që është në avantazh, por ka shënuar dhe në fushë kundërshtarë, çka e bën kalimin e tyre në finale edhe më të lehtë./abcnews.al

Kupa e Italisë, gjysmëfinale (Ndeshja 1)

Inter – Napoli   0-1
F. Ruiz 56′