VIDEO/ Everton siguroi mbijetesën ne minutat e fundit, Vieira zihet me tifozin vendas

schedule09:21 - 20 Maj, 2022

schedule 09:21 - 20 Maj, 2022

Ditën e djeshme Everton është ndeshur në shtëpi ndaj Crystal Palace, ku ishte një ndeshje fantastike.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të drejtuar nga Patrick Vieira, dukë bërë që Everton të rrezikonte mbijetesën në Premier League.

Por pjesa e dytë nisi ndryshe, ku në minutën e 54 Keane shënoi golin e parë për ekipin e Lampard. Në minutën e 75-të ishte Richarlison i cili barazoi shifrat duke ngjallur shpresën për një përmbysje të mundshme. Dhe sigurisht që ndodhi mrekullia, ku në minutën e 85-të, Calvert-Lewin shënoi golin e përmbysjes duke bërë që Evertoni i Lampard të siguronte mbijetesën në ligën më të rëndësishme angleze.

Në fërshëllimën e fundit, fusha u pushtua nga tifozët vendas duke festuar bashkë me lojtarët e Evertonit. Por një ngjarje aspak normale është filmuar rastësisht, ku një tifoz i Evertonit afrohet pranë Patrick Vieira duke i thënë diçka, por ish-legjenda franceze nuk ka duruar dot dhe i është kthyer tifozit duke e goditur./ h.ll/abcnews.al