Everton dhe Arsenal janë ndeshur sot në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme të Premier League.
Sfida ka qënë me shumë emocione dhe shumë raste nga të dyja ekipet. Në minutën e 42-të Everton shënoi i pari por goli u anullua nga VAR pasi Richarlison ishte offside. Por befasia vjen nga Odegaard ku zhbllokon rezultatin e pjesës së parë në minutën e dytë të shtesës.
Pjesa e dytë nisë me presing nga ana e Everton ku në minutën e 58-të shënon përsëri Richarlison por gjithashtu VAR ndërhyn përsëri duke i hequr golin për pozicion jo të rregullt. Në minutën e 79-të Richarlison shënon golin e barazimit dhe këtë herë VAR nuk ndërhyn pasi goli ishte i rregullt. Befasia e rradhës vjen nga Everton ku në minutën e 92-të Gray kalon në avantazh Evertonin duke i dhënë një fitore me vlerë. Tashmë vendasit ngjiten në rënditje të tabelës duke shpresuar për më shumë./h.ll/abcnews.al