Everton dhe Fulham ndeshen këtë mesditë për javën e nëntë të Premier League. Skuadra e Abcelottit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen.
Sulmuesi kryesor i ekipit, Clavert-Lewin ka gjetur golin e avantazhit pas vetëm 40 sekondash lojë. Një top i rrëmbyer nga Richarlison në gjysmëfushën e Fulham i dha mundësinë anglezit të shënonte.
Braziliani lëvizi me shumë elegancë dhe dha pasimin për Calvert-Lewin, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të tundte rrjetën për herë të nëntë këtë sezon në Premier League. /abcnews.al