“Blutë” e Everton kanë triumfuar, në “Turf Moor” me rezultatin e pastër, 0 me 2 transfertën e Burnley, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Një gol i Onana e një gol i Michael Keane, në minutat 19’ e 25’ të pjesës së parë mjaftuan që “Blutë” të siguronin pa shumë vuajtje 3 pikë të vyera për mbijetesë në elitën e futbollit anglez,
Falë kësaj fitoreje, “Blutë” e Everton ngjiten në kuotën e 16 pikëve, 2 më shumë se skuadra e Nottingham Forest, ndërsa skuadra e Burnley mbetet në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria, në kuotën e 8 pikëve. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: