Një eurogol është shënuar në Spanjë. Real Madrid Castilla, ndryshe ekipi B i kampionëve në fuqi të Spanjës, po luan në shtëpi kundër CD Badajoz.
“Los Blancos” kryesojnë 3-1, teksa goli që zhbllokoi sfidën erdhi falë një kryevepre të Sergio Arribas. Sulmuesi anësor realizoi nga mesi i fushës.
https://streamable.com/0uma5q
Ishte minuta e dhjetë e ndeshjes, 19-vjeçari pa daljen e portierit kundërshtar dhe e turpëroi këtë të fundit me një goditje fantastike me të majtën.
Festë e madhe me shokët e skuadrës, teksa Arribas, i cili numëron edhe 10 ndeshje me ekipin e parë këtë sezon, realizoi edhe një gol tjetër pak minuta më vonë. /abcnews.al