Një eurogol është shënuar në Japoni. Albirex Niigata ndodhet në krye të J2 League dhe është shumë afër rikthimit në elitën e futbollit japonez.
Në ndeshjen e luajtur jashtë fushe kundër Tochigi, Albirex kaloi në avantazh falë një kryevepre. Ishte minuta e tetë kur Ken Yamura dhuroi spektakël në fushën e blertë.
https://streamable.com/f559s8
Sulmuesi aziatik realizoi një gol me roveshatë pas një kros të marrë nga krahu i djathtë i sulmit. Koordinim perfekt i 26-vjeçarit dhe topi në rrjetë. /abcnews.al