122 sekonda kanë mjaftuar për të parë golin e parë në sfidën Atalanta-Lazio dhe atë e ka gjetur skuadra e Simone Inzaghit.
Adam Marusic mori një pasim nga Radu në minutën e tretë dhe goditi menjëherë drejt portës kundërshtare.
Topi në trekëndësh, eurogol i anësorit të majtë dhe avantazh shumë i rëndësishëm për skuadrën e Lazios.
Berat Gjimshiti e ka nisur si titullar për vendasit, ndërsa Vedat Muriqi nuk është preferuar nga Inzaghi dhe po e sheh nga stoli këtë sfidë. /abcnews.al