Lokomotiva Zagreb ishte duke humbur 0-2 me Hajduk Split, por situata ka ndryshuar. Pas golit të Kolinger në fundin e pjesës së parë, ka ardhur edhe ai i barazimit dhe është realizuar nga një shqiptar.
Indrit Tuci, i riu nga Mirdita, ia ka dalë të shënojë me një goditje perfekte me të majtën. Sulmuesi, i cili nisi si titullar sot, në minutën e 66-të shënoi një gol mjaft të bukur dhe më pas shpërtheu në festë. /abcnews.al