Agon Mehmeti debutoi me kombëtaren shqiptare 6 shtatorin e vitit 2013 në ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit 2014 kundër Sllovenisë. Tre herë veshi fanellën kuqezi sulmuesi nga Podujeva, i cili ka luajtur me klube si Malmo dhe Palermo.
Prej marsit të vitit 2019 është pjesë e Orebro në elitën e futbollit suedez. Sot ka gjetur golin e dytë në kampionat, falë një realizimi shumë të bukur. Orebro fitoI 1-0 në shtëpi kundër Varbergs dhe 30-vjeçari gjeti rrjetën në minutën e 61-të.
Martensson krosoi nga e djathta, Mehmeti u koordinua në mënyrë perfekte dhe shënoi fluturimthi nëpërmjet një kthese fantastike. Fitorja e ngjit Orebron në vend të tetë, teksa u luajt java e shtatë e Allsvenskan. /abcnews.al