VIDEO/ Euro 2021: Kualifikohen Skocia dhe Sllovakia, Serbia në lot

schedule23:42 - 12 Nëntor, 2020

schedule 23:42 - 12 Nëntor, 2020

Sllovakia dhe Skocia janë dy kombëtaret e fundit të kualifikuara në Euro 2021. Të dy ekipet e arritën këtë sukses të madh pas fitoreve jashtë fushave.

Sllovakia fitoi 1-2 pas kohës shtesë në fushën e Irlandës së Veriut. Juraj Kucka kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, teksa ishullorët iu falën një autogoli të Milan Skriniar dy minuta para mbylljes së ndeshjes.

Golat dhe rastet e IRLANDË E VERIUT-SLLOVAKI

Michal Duris, sulmuesi i Omonia, gjeti golin e fitores për sllovakët në minutën e 110-të. Kualifikim fantastik për Sllovakinë, që do të jetë pjesë e grupit E bashkë me Spanjën, Suedinë dhe Poloninë.

Në Europian pas një kohe të gjatë edhe Skocia. 1996 ishte viti i fundit kur ishullorët kishin garuar në një Europian. 1-1 u mbyllën 90 minutat mes Serbisë dhe Skocisë.

Golat dhe rastet e SERBI-SKOCI

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 52-të falë golit të sulmuesit të Celtic, Ryan Christie. Barazimi erdhi në minutën e fundit, me Luka Jovic që gjeti golin me kokë pas një goditje këndi.

Shtesat nuk prodhuan gjë dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku skocezët u treguan më të saktë. Djemtë e Steve Clarke do të jenë pjesë e grupit D, ku do të ketë kundërshtarë Anglinë, Kroacinë dhe Çekinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!