VIDEO/ Ernest Muçi si “AMG”, asiston për Kastratin dhe shpëtojnë Legian

schedule18:37 - 15 Shtator, 2021

schedule 18:37 - 15 Shtator, 2021

Ernest Muçi është ambientuar tashmë te Legia Warszaw dhe polakët e gjithë Europa po shijojnë klasin dhe cilësitë e tij. Sot ai dhuroi spektakël dhe bëri veprimin më të rëndësishëm të ndeshjes.

Në minutën e parë të shtesës, kur Legia po barazonte pa gola me Spartak Moscow në transfertë në llogari të grupit C në Europa League, Ernest Muçi shfaqet dhe shpik një gol nga hiçi, krejt i vetëm.

Ish-talenti i Tiranës rrëmben topin në zonën e tij dhe sprinton në mënyrë të jashtëzakonshme, duke mbërritur në pak sekonda në fushën e kundërshtarit.

Më pas sferën ja jep si “meze” Kastratit, që kishte veç detyrën për ta shtyrë në rrjetë. Ky gol i gjithi shqiptar i jep tri pikët e para Legias, që e nis mbarë dhe konfirmohet favorite në grupin e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!