Kualifikim dramatik, Legia e Varshavës i falet Ernest Muçit. Talenti shqiptar u fut nga stoli në minutën 90+4 në dueli ndaj Austrisë së Vjenës, duke shënuar golin e 3-5 në minutën e 90+10.
Falë golit të Muçit, kampionët e Polonisë, arritën të siguronin kualifikimin në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë Legia ishte mposhtur me rezultatin 1-2 në shtëpi, ndërkohë që përmbysi gjithçka në transfertën austriake.
Nga stoli duelin e sotëm e nisi dhe Celhaka që u aktivizua në minutën e 74′./h.ll/abcnews.al