Ernest Muçi la Tiranën në sezonin e shkuar dhe u transferua në Polonia, ku firmosi me kampionët e Legia Warswa, me të cilët fitoi titullin kampion.
Megjithatë, përshtatja e talentit të kombëtares Shpresa nuk është edhe aq e shpejtë në futbollin polak. Por ky sezon duket se ka nisur në ritmin e duhur dhe më në fund ka ardhur edhe goli i parë.
Ish-sulmuesi i Tiranës u fut nga minuta e parë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit ndaj Wisla Plock dhe ka arritur të kalojë skuadrën e tij në avantazh në minutën e 28 me një gol të jashtëzakonshëm. /abcnews.al
https://streamable.com/mzwp8a