Ernest Muçi vendimtar për Besiktas në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Turqisë kundër Ankaragucu-së, që u zhvillua në “Tupras Stadium” të Stambollit (ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola).
Sulmuesi i Kombëtares Kuqezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes. Besiktas nuk pësoi në minutat e mbetura dhe u kualifikua në finale Kupës.
Si Muçi, ashtu dhe Rashica, janë aktivizuar si titullarë në këtë takim shumë të rëndësishëm për Beshiktashin, që ka shansin e artë për ta mbyllur sezonin me trofe, teksa në finale do të përballet me fituesin e çiftit Trabzonspor-Karagumruk./ h.ll/abcnews.al
GOL | ⚫️⚪️ Beşiktaş 1-0 Ankaragücü ??
⚽️70′ Muçi#ZTK #BJKvAG pic.twitter.com/PcJAX8QjGX
— A Spor (@aspor) May 7, 2024