Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City përfundoi në barazimin 1-1, por nuk kanë munguar emocionet dhe argëtimet në Bernabeu. Magjitë e Vinicius Jr dhe De Bruyne ishin të vetmit gola në këtë ndeshje të mrekullueshme dhe tashmë e gjitha do të vuloset në ndeshjen e kthimit se cili prej këtyre dy klubeve do të niset për në Stamboll.
Haaland ishte në hije pas Rudiger arriti ta markojë në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos e lejuar norvegjezin të ishte protagonist, por në fakt babain e tij nuk kishte kush ta markonte në tribunë, pasi një gjest i tij mori vëmendjen në të gjithë rrjetet sociale.
Në rrjetet sociale, tifozë të shumtë të “Los Blancos” kanë denoncuar sjelljen e aspak etike të Alf-Inge Haaland, babait të sulmuesit norvegjez, i cili u filmua duke ofenduar tifozët e Real Madrid. Alf-Inge e ndoqi sfidën nga një pjesë e tribunës së Santiago Bernabeu, nga e cila u filmua duke bërë gjeste të vrazhda dhe duke hedur ushqim mbi tifozët e Real Madrid.
Në një video tjetër, sigurimi shihet duke e shoqëruar jashtë stadiumit për sjelljen e tij, ku ish-lojtari i City vazhdonte të ofendonte tifozët gjatë daljes nga Bernabeu./ h.ll/abcnews.al


