VIDEO EPIKE! Nuk do ta besoni si etiketon Edi Ramën, vogëlushja hit e Instagramit

schedule18:23 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:23 - 23 Shtator, 2020

Sot ishte një takim fantastik në “ABC e Pasdites” ku moderatori Ermal Peçi priti në studio fëmijët fenomenë në Instagram, Deon Gjoni dhe Marge Pëllumbi.

Vilma Gjoni, e ëma e Deonit, tha se nuk ishte aspak dakord që djali i tyre të kishte një profil publik në Instagram, por pjesëmarrja në një emision televiziv e “detyroi” që t’ja hapte.

“Me thënë të drejtën ne nuk kemi qenë dakord për një faqe publike në Instagram dhe Facebook për Deonin. Meqënëse Deoni u bë pjesë e televizionit, filluan të hapeshin faqe në Instagram në emër të Deonit. Ndaj ne menduam që ta hapnin më mirë vet faqen, duke e menaxhuar dhe përdorur ne, në fund të fundit, figurën e djalit se sa të keqpërdorej për interesa të ndryshme”.

Shumë të qeshura shkaktoi loja me personazhet e njohur në studio, teksa Ermali kërkontë të dinte nëse Deoni dhe Marge i njihnin. Teksa në ekran doli foto e Edi Ramës, Marge qesh e thotë: Ediiiii Ramaaaaa…. teksa shtanget kur Ermali vijon duke e ngacmuar.

Po kush është Edi Rama, Marget? – pyeti Ermali.

Emm… koronavirusi – vijoi vogëlushja dhe të qeshurat pushtuan studion.