Enzo Zidane mban një mbiemër të madh mbi supe dhe e ka ndjerë peshën e tij. Mesfushori ofensiv, djali i të famshmit Zinedine Zidane, trajnerit të Real Madrid, është transferuar në Marok.
Ai ishte pjesë e Realit për shumë vite, por pa ia dalë të lërë gjurmën e tij te “Los Blancos”. Pas disa aventurave tek Alaves, Lausanne-Sport, Rayo Majadahonda dhe Almeria, francezi ka vendosur të ndryshojë kontinent.
Beaking
Enzo Zidane joins #Wydad.
Source: his agent Roberto Carlos pic.twitter.com/pQHACi9rUe— Jalal Bounouar (@BounouarJalal) September 24, 2020
25-vjeçari ka arritur akordin me Wydad Casablanca, një nga klubet më të famshme në Marok (20 tituj kampionë) dhe një prej më të suksesshmeve në kontinentin afrikan.
Lajmi është bërë publik nga Roberto Carlos, ish-mbrojtësi i njohur i Real Madrid. Braziliani është agjenti i Zidane dhe zyrtarizon transferimin e tij në Marok me anë të një video. /abcnews.al