Sonte po luhet java e parafundit e parafundit e kampionatit spanjoll dhe Enis Bardhi ka shënuar golin e radhës.
Mesfushori i Levantes, që po luan në Galici kundër Celta Vigos, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11-të.
25-vjeçari nga Shkupi mori një asist nga Campana dhe goditi menjëherë drejt portës, duke gjetur golin e gjashtë në La Liga për këtë sezon. /abcnews.al