VIDEO/ Ëndrra vazhdon, Shqipëria mposht Hungarinë edhe në “Puskas Arena”

schedule22:46 - 9 Tetor, 2021

schedule 22:46 - 9 Tetor, 2021

Shqipëria ka arritur të marrë rezultatin që dëshironte përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër  të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Ashtu si në “Elbasan Arena” është Armando Broja ai që futet nga stoli dhe shënon golin e fitores.

Pjesa e parë thuajse nuk kishte asnjë rast për të dyja skuadrat, pasi loja u zhvillua më së shumti në mesfushë.

Gjatë pjesës së parë në minutën e 30, Berat Djimsiti në një përplasje me Berishën do të dëmtohej në shpatull duke u detyruar të lërë fushën dhe në vendin e tij u inkuadrua Veseli.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me një zëvendësim për Kombëtaren tonë ku në lojë u fut Nedim Bajrami.

Loja do të ishte ndryshe, me “kuqezinjtë” që do të sulmojnë më tepër dhë do të rrezikojnë me Uzunin dhe Gjasulën, ndërsa në krahun tjetër Hungarinë do të rrezikonte po ashtu falë një goditje standarte, por fati do të ishte me ne, pasi topi përplaset në shtyllë.

Në minutën e 80 do të ishte momenti për Armando Broja “show” i cili merr një top nga thuajse mesi i fushës dhe arrin të depërtojë në zonë për ta dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar tanët në avantazh.

Minutat e fundit do të administroheshin mirë nga djemt e Edy Rejas duke arritur të mbajnë avantazhin deri në fund për të siguruar 3 pikët.

Shqipëria pas kësaj fitoreje mban vendin e dytë edhe pse Polonia fitoi ndaj San Marinos me 15 pikë, ndërsa Hungarinë në vendin e 4 me 10 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!