VIDEO/ Endri Çekiçi gjen golin në Slloveni, Olimpija marshon drejt titullit

schedule17:49 - 5 Korrik, 2020

schedule 17:49 - 5 Korrik, 2020

Endri Çekiçi ka gjetur golin ditën e sotme. Sulmuesi nga Pogradeci, pjesë e Olimpija Ljubjana në Slloveni, ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij në ndeshjen jashtë fushe kundër Triglav. 23-vjeçari shënoi në minutën e 23-të me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë.

Goli i dhjetë në kampionat për lojtarin shqiptar. Vendasit ia dolën të barazojnë sfidën brenda dy minutave, por Olimpija u rikthye sërish në avantazh. Miqtë fituan një penallti dhe Vukusic riktheu skuadrën e tij në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë.

Olimpija po lufton për titullin kampion dhe për momentin kryeson me katër pikë më shumë se Celje e vendit të dytë, teksa kanë mbetur edhe pesë javë deri në mbylljen e këtij sezoni në Prva Liga. /abcnews.al