VIDEO/ Empoli U19 kampione e Italisë, “silurë” e Kristjan Asllanit edhe në finale

schedule20:59 - 30 Qershor, 2021

schedule 20:59 - 30 Qershor, 2021

Dy shqiptarë shpallen kampionë Italie. Kristjan Asllani dhe Kleis Bozhanaj kanë ngritur trofeun në kampionatin e 19-vjeçarëve, pasi Empoli mposhti me rezultatin 5-3 Atalantën.

Një rrugëtim jo i lehtë, pasi më parë kishin kaluar me sukses Juventusin dhe Interin dhe dy shqiptarët kishin qenë protagonistë.

 

Mesfushori Asllani edhe në finale la shenjë, pasi ishte ai që shënoi golin e parë të ndeshjes pas një goditjeje dënimi me dy pasime.

Numri 4 i Empolit goditi fort dhe e çoi topin në rrjetë. Festë e madhe te Empoli, që arriti të fitonte në fund dhe të festonte titullin kampion. Për Bozhanajn këtë herë pati pak minuta, pasi u aktivizua vetëm në minutat shtesë. /abcnews.al

https://streamable.com/pq068n

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!